FEHMI ADEMI NË DOKUMENTET DHE HISTORINË E LËVIZJES

04 qershor 2021 | 11:39

Ismet Sylejmani

Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës -LPRK, në historinë dhe në dokumentet e saj, emrin e Martirit të Kombit Fehmi Ademi i vrarë në afërsi të Kronit të Mbretit në fsh. Korroticë, e ka personalitet të veçantë dhe historia do ta trajtojë si të tillë!

Qershori i vitit 1991, varrimin e këtij shqiptari, puntorë në institucionin bankar të Kosovës në Prishtinë, do ta mbajë përgjithmonë në historinë e sajë, sepse në varrimin e Tij masiv e popullorë, u arritën dhe u shënuan dy gjëra të mëdha deri atëherë të panjohura!

Një shqiptar i vrarë nga eskadronet e vdekjes të rregjimit policoro-ushtarak të Serbisë pushtuese në Kosovë, jo vetëm nuk u hesht dhe jo vetëm nuk u rrespektua formula serbe, se ata që vriten nga policia dhe ushtria, janë armiq të popullit e të shtetit dhe si të tillë duhet të trajtohen me përbuzje dhe izolim, por përkundrazi një popull i tërë doli në rrugë dhe morri pjesë në përcjelljen e Tij masive nëpër tërë Prishtinën dhe qendrën e sajë, kurse Lëvizja doli hapur para rregjimit dhe mbrojti me besnikeri anën e pipullit dhe të kauzës kombëtare dhe të kursit të saj kundër pushtuesit dhe veglave të saja!

Qershori i vitit 1991 ishte viti që pas vitit 1989 dhe 1990, dukej më i qetë, ngase pas demonstratave dhe grevave të minatorëve, pas vrasjeve në Prishtinë e në Podujevë, të Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Bedri Sokoli e Ali Ajeti, pas daljes së armatosur të Çetës së Llapit, pas betejës lavdimadhe të Munollëve në Pollatë me policinë serbe dhe rënies heroike me armë në dorë e Heronjëve të Kombit Besim Latifi e Skender Munolli, pas Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së 7 Shtatorit në Kaçanikun legjendarë, varrimi i Martirit të Kombit Fehmi Ademi dhe dokumenti historik i Lëvizjes në variantin më spektakolarë -FJALIM, e ngriti gjendjën në një stad tjetër edhe më cilësor, edhe më masiv!

Për herë të parë, para masës me qindra dhe mijëra njerëz, Lëvzija doli hapur dhe e tha me zë, se kishte ardhur koha që populli shqiptar, zjarrit do ti përgjigjej me zjarr dhe plumbit me plumb, por edhe të gjithë atyre që do të vijnë të na vrasin, vdekjen do të ua japim!

Varrimi më i madh që e shënon vitin 1991 në Kosovë është varrimi i Martirit të Kombit Fehmi Ademi!

Deklarata më e madhe e këtij viti e prezentuar me anë të fjalimit në varrimin më të madh popullor deri atëherë në Prishtinë, është e LPRK-së!

Viti 1991 mbylli kapitullin e tij me katër kryengjarje te medha!

Në këtë vit u shënua pjesmarrja më e madhe në historinë e Kosovës në një varrim, sikur ai i Martirit të Kombit Fehmi Ademi!

Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës-LPRK doli hapur dhe paralajmëroi hakmarrje dhe luftë!

Takimi i delegacionit të LPRK-së nga Kosova me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, nisi praktikisht fillimin konkret të UÇK-së!

Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari, më 30 Dhjetor 1991 bëri rezistencën e parë të armatosur kundër policisë pushtuese serbe!

Dkumentet dhe historia e Lëvizjes, te figura e Martirit të Kombit Fehmi Ademi, e kanë personalitetin, i cili pas vrasjes dhe me varrimin e Tij, i dha hov edhe më shumë pergaditjeve për fillimin e luftës së armatosur çlirimtare!

Prishtinë, më 4 Qershor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden…