Fejohet Eddie Murphy

30 shtator 2018 | 18:31

Eddie Murphy është fejuar me të dashurën e vet Paige Butcher. Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i aktorit për Page Six.

Butcher, 39-vjeçare, u pa me një unazë gjigante në gisht javën e kaluar.

Çifti i cili është bashkë që nga viti 2012 konfirmoi muajin e kaluar se është në pritje të fëmijës së dytë së bashku.

Murphy dhe Butcher janë prindër të një vajze dyvjeçare me emrin Izzy e cila ka lindur në maj të vitit 2016.

Ky do të jetë fëmija i dhjetë për aktorin 57-vjeçar.

Ai ka pesë fëmijë nga martesa e tij e parë me Nicole Murphy, një fëmijë me Tamara Hoodin, Paultette McNeelyn dhe Mel B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo lindi para dy muajve vajzën të cilën e quajti…