Fejzullahu i ZRrE-së kërkon “kursim” të energjisë ose ndryshe “diferenca duhet të importohet”

30 dhjetor 2025 | 21:53

Rritja e madhe e konsumit të energjisë elektrike ka ngritur alarmet te institucionet përgjegjëse. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim, pasi konsumi në orët e pikut ka arritur rreth 1.500 megavat për orë, shumë mbi kapacitetin vendor prej 900 megavatësh.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se “kjo diferencë duhet të importohet”, duke shtuar se sistemi përballet edhe me kufizime transmetuese e shpërndarëse.

“U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve, sidomos për muajin dhjetor dhe janar, të kursejnë energji elektrike”, tha ai, duke theksuar se kursimi “do të reflektohet në tarifat e ardhshme”.

Sipas Fejzullahut, konsumi i Kosovës i është afruar pikut të Shqipërisë.

Në të njëjtën mbledhje, ZRrE miratoi ulje të tarifave të ngrohjes për “Termokos” dhe NQ “Gjakova”, respektivisht 4 dhe 5 për qind për konsumatorët me matje. Tarifa në Prishtinë do të jetë 73 centë për kilovat, ndërsa në Gjakovë 72 centë në muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bahrije Peci B.I.D.P.T  :Kreatorja", shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…