Fenerbahçe bën ofertë për Rashicën

25 korrik 2023 | 17:05

Fenerbahçe raportohet se ka dërguar ofertë drejt Norwichit për Milot Rashicën.

Sipas medies turke, Sozcu, gjiganti turk i ka ofruar tetë milionë euro Norwichit për shërbimet e yllit kosovar.

Gjithashtu, raportohet se të afërmit e Rashicës janë takuar me përfaqësuesit e Fenerbahçes dhe takimi ka shkuar mirë.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Rashica e kaloi te Galatasaray në huazim duke e fituar titullin e kampionit. Vet futbollisti kosovar kishte thënë se në Turqi do të luante vetëm për Galatasarayn.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kyle Walker është njëri prej lojtarëve që synohet nga Bayern…