
Fenerbahçe e dëshiron Hysajn
05 prill 2021
| 11:56
Elseid Hysaj luan sezonin e fundit me skuadrën e Napolit, teksa pas përfundimit të kampionatit ka vendosur të largohet për ta vazhduar karrierën diku tjetër.
Mbrojtësi shkodran shpesh është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Milanit, me të cilën janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur. Në Turqi raportojnë se në gjurmët e Hysajt është vënë edhe Fenerbahçe.