Fenerbahçe nuk heq dorë nga Vedat Muriqi

05 maj 2022 | 16:33

Vedat Muriqi është duke shfaqur formë të mirë në Spanjë, por prapë se prapë, Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesit nga Kosova.

28-vjeçari ishte huazuar në klubin spanjoll nga Lazio në janar për gjashtë muaj, deri në fund të këtij sezoni.

Dhe, gjatë verës që vjen, përfaqësuesi i Kosovës do të rikthehet në Itali.

Por, as Lazio nuk e ka ndërmend ta mbajë më ish-futbollistin e Rizesporit, i cili për një vit e gjysmë i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën “Biancocelesti”.

Në ndërkohë, mediat turke insistojnë se Fenerbahçe është duke vazhduar ta ndjekë ish-futbollistin e saj.

Klubi nga Stambolli është duke  i shikuar të gjitha mundësitë që ta blejë apo huazojë Muriqin për edicionin 2022/23.

Për këtë ka “siguruar” mediumi turk “Fotospor”. Mallorca e ka mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit për 13 milionë euro, por nuk do ta shfrytëzojë atë.

Muriqi është duke u munduar ta ndihmojë ekipin ishullor të shpëtojë pa rënë nga liga, edhe pse është mjaft i rrezikuar.

Ndërsa Fenerbahçe, e cila e kishte shitur Muriqin për 20 milionë euro në Lazio, pretendon ta riblejë atë për 10 milionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 06.05.2022 Punime të…