Fenerbahçe synon ta “rrëmbej” Asllanin para rivalëve evropianë

23 janar 2026 | 12:38

Fenerbahçe po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Klubi turk e ka identifikuar 23-vjeçarin si zgjidhjen perfekte për të forcuar repartin ofensiv, falë forcës fizike, aftësisë në luftën ajrore dhe instinktit për gol.

Asllani, aktualisht luan te TSG Hoffenheim në Bundesligën gjermane dhe ka shënuar 6 gola në 17 ndeshjet e këtij sezoni. Përveç kualiteteve fizike, ai ka përvojë ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën dhe duke shënuar golin e fitores ndaj Suedisë në kualifikimet për Botërorin 2026. Por, Fenerbahçe nuk është i vetmi që e kërkon sulmuesin dardan. Pas tij janë edhe top skuadrat si Bayern Munchen, Barcelona e Borussia Dortmund. Interesi i madh tregon se turqit duhet të veprojnë shpejt për të përparuar në negociata dhe për të mbyllur një marrëveshje që mund të ndryshojë sezonin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të…