Fenomeni i ri i muzikës për fëmijë: Sia Nini shkëlqen me ‘Qingji i Vogël’

02 shkurt 2026 | 11:41

Skena muzikore për fëmijë është pasuruar së fundmi me një projekt të veçantë nga vogëlushja Sia Nini, e cila ka publikuar këngën e famshme “Qingji i Vogël”, të shoqëruar me një videoklip të realizuar me shumë kujdes dhe kreativitet, shkruan Gazeta Projekti.

Sia Nini është vajza e Anxhela Faber, sipërmarrëses së suksesshme shqiptare dhe themeluese e kompanisë Faber Media & Production GmbH. Me mbështetjen e familjes dhe një ekipi profesionistësh, Sia po hedh hapat e parë në botën e artit dhe muzikës, shkruan Gazeta Projekti.

Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga Zef Lekaj, ndërsa orkestrimi mban firmën e Alban Kondi dhe Fabian Basha. Projekti është prodhuar nën drejtimin e Faber Media & Production GmbH, ndërsa videoklipi është realizuar nga Hera Company.

Pamja vizuale e Sias plotësohet nga veshjet e veçanta të Lisabelle Kids, të cilat i japin klipit një stil të ëmbël dhe elegant, të përshtatshëm për botën e fëmijëve.

Me këtë projekt, Sia Nini sjell një frymë të freskët dhe plot energji pozitive, duke rikthyer një këngë të dashur për publikun në një version modern dhe tërheqës. “Qingji i Vogël” pritet të mirëpritet nga fëmijët dhe familjet, duke u kthyer në një nga hitet e reja për më të vegjlit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka theksuar…