 
                    Ferid Agani rizgjedhet kryetar i PD-së edhe për një mandat
                23 shtator 2019
                |  13:00
            
        Partia e Drejtësisë (PD) dje ka mbajtur Kuvendin e tetë të rregullt në të cilin delegatët me aklamacion pa kundërkandidatë dhe asnjë votë kundër rizgjodhën edhe për një mandat kryetar të kësaj partie prof.dr. Ferid Aganin.
“Në fjalën e tij kreu i PD-së ka falënderuar për mbështetje të gjithë delegatët dhe anëtarësinë që gjatë kësaj periudhe i qëndruan afër nëpër sfidat që kaloi partia”, është bërë me dije në njoftimin e PD-së.
/Epoka e re/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        