
Ferit Idrizi bën realitet projektin më të madh të qeverisjes lokale në histori të Vushtrrisë
Kryetar i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përuruar sheshin e ri dhe parkingun nëntokësor të qyteti.
Ai ka thënë se këto projekte janë më të mëdha në histori të Vushtrrisë dhe se ndryshojnë pamjen e qytetit.
Postimi i tij:
Nga premtimi në realitet.
Sot përuruam një nga projektet më të mëdha të qeverisjes lokale në histori të Vushtrrisë, që e ndryshon pamjen e qytetit tonë, Sheshin “Adem Jashari” dhe Parkingun Nëntokësor.🏙️🅿️
Një hapësirë moderne, funksionale dhe e denjë për qytetarët tanë dhe vizitorët, e ndërtuar me kujdes dhe përkushtim që nga dita e parë e mandatit.
Ky është vizioni ynë për Vushtrrinë, një qytet që ecën përpara me punë të ndershme dhe projekte transformuese.💙
Faleminderit nga zemra gjithë qytetarëve për durimin dhe mbështetjen. Vazhdojmë me punë të mëdha edhe në mandatin e ri.👍🏻 E gëzofshim!