
Ferit Idrizi: Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë.
Kryetari i Vushtrrisë njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit, Ferit Idrizi, së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Vlerë Tahiri, kanë mbajtur takim me të rinjtë e Vushtrrisë.
Idrizi tha se përmes bashkëpunimeve, trajnimeve dhe bursave për studime brenda e jashtë vendit, kemi dëshmuar se rinia është prioriteti i tyre.
“Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim” shkruan Idrizi.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Vlerë Tahiri, zhvilluam një takim frymëzues me të rinjtë e Vushtrrisë.
Përmes bashkëpunimeve, trajnimeve dhe bursave për studime brenda e jashtë vendit, kemi dëshmuar se rinia është prioriteti ynë.
Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve