Ferit Idrizi i PDK-së kanoset nga Sylejman Meholli i VV-së, ngjarja ndodhi pas një debati televiziv

29 tetor 2025 | 20:09

Kryetari i Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi e ka denoncuar në Policinë e Kosovës për kërcënim, Sylejman Mehollin e Vetëvendosjes me të cilin do të përballet në balotazhin e 9 nëntorit.

Idrizi pretendon se është kërcënuar nga kundërkandidati Meholli, pas xhirimit të një debati te gazetarja Jeta Xharra në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar, Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë Enis Pllana ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”, tha Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 34 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur pas…