
Ferit Idrizi merr mbështetje të fuqishme nga familja e dëshmorit Shahin Krasniqi në Maxhunaj
Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka përmbyllur mbrëmjen në konakun e Haxhi Ibrahim Krasniqit, babait të dëshmorit Shahin Krasniqi, së bashku me djemtë e tij, Hoxhë Shasivarin dhe profesor Islamin, në fshatin Maxhunaj, raporton Gazeta Blic.
“Mikpritja e ngrohtë, bashkëbisedimi i hapur dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme e bënë këtë mbrëmje edhe më kuptimplotë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Mbrëmjen e përmbyllëm në konakun e Haxhi Ibrahim Krasniqit, babait të dëshmorit Shahin Krasniqi, së bashku me djemtë e tij, Hoxhë Shasivarin dhe profesor Islamin, në fshatin Maxhunaj.
Mikpritja e ngrohtë, bashkëbisedimi i hapur dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme e bënë këtë mbrëmje edhe më kuptimplotë.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen, e nderuara familje Krasniqi!
#mamirëpërVushtrrinë #FeritIdrizi191