
Ferit Idrizi nis asfaltimin e rrugës në Skoçan, premtim që po bëhet realitet
Ferit Idrizi, aktualisht kryetar i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidat për një mandat të ri, ka nisur realizimin e një tjetër projekti të rëndësishëm infrastrukturor – asfaltimin e rrugës në fshatin malor Skoçan.
“Skoçani, fshati i bukur malor që deri sot ishte i vetmi pa rrugë të asfaltuar, po merr rrugën që e dërgon drejt zhvillimit, turizmit malor dhe agroturizmit,” tha Idrizi, gjatë nisjes së punimeve së bashku me banorët lokalë.
Asfaltimi i rrugës në Skoçan ishte një premtim elektoral i Idrizit, i cili tani po kthehet në realitet.
Ai shprehu kënaqësinë që ky projekt po realizohet përmes bashkëpunimit me komunitetin:
“Jam i lumtur që po e bëjmë realitet së bashku,” theksoi ai.
Ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, duke përmirësuar qasjen për banorët dhe duke hapur rrugë për iniciativa të reja në fushën e agroturizmit.