
Ferit Idrizi numëron punët e kryera në Vushtrri: E kemi zgjidhë përfundimisht…
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi nga radhët e PDK-së që garon edhe për një mandat, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.
Ai ka folur për projektet e realizuara si sheshi i Lirisë, ku thotë se ka frekuentim, si dhe bizneset janë falënderuese.
Po ashtu, përmendi qentë endacakë, ku tha se Komuna e Vushtrrisë e ka zgjedhur këtë problem.
Ai premtoi edhe një strehimore për qentë endacakë.
“E arritur tjetër është menaxhimi i qenve endacakë, ne gjithë e dimë që gjitha qytetet e Kosovës kanë problem, ne e kemi menaxhu, e kemi zgjidh definitivisht problemin e qenve endacakë. Ne kemi shpall një tender që është nënshkru me 300 mijë euro dhe i kanë marrë kompanitë veterinare ato i kanë strehimoret veta, ato i trajtojnë sipas ligjeve në fuqi dhe qyteti është i pastër. Vazhdimisht i marrin sepse kontrata është kornizë, për mandatin e ardhshëm veç e kemi strehu projektin për ndërtimin e një strehimore në zonë malore për qenë endacakë”, ka thënë ai.
“E kemi ndërtu sheshin e Lirisë, ato përball shtëpisë kulturës është bërë një pjesë e bukur, është shumë e frekuenshme, është edhe qendër e biznesit”, ka deklaruar Idrizi.