Ferit Idrizi: Presim rezultatin që do të përcaktojë sovrani

09 nëntor 2025 | 10:35

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi pas votimit ka thënë se kjo ditë është ditë feste, duke theksuar se është në dorën e sovranit se kush do të udhëheq me këtë komunë në katër vitet e ardhshme.

“Është një ditë feste për qytetarët e Vushtrrisë, kemi zgjedhjet lokale. Unë uroj të gjithë qytetarët për zgjedhje dhe gjithashtu ju bëjë thirrje që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetarët ë për të votuar. Presim rezultatin që do të përcaktojë sovrani, populli”, tha ai.

Në garë për të parin e Komunës së Vushtrrisë është PDK dhe Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e kryeprokurorit të shtetit njoftoi se i ka angazhuar…