Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka folur për incidentin e ndodhur gjatë debatit me kundërkandidatin e tij në balotazh, Sylejman Mehollin e Vetëvendosjes.
Idrizi ka kërkuar falje për situatën, por tha se Meholli kishte marrë pjesë në debat me “fabrikime dhe paragjykime”.
	        
			
		
“Nuk do të duhej të ndodhte, nuk është në natyrën e debatit, nuk është në kulturën time dhe të qytetarëve të Vushtrrisë, por kur e ke një kundërkandidat që vjen me akuza e paragjykime dhe fabrikime, pastaj mllefoset e del nga debati duke sharë e bërtitur e deri te kërcënimet”, ka thënë Idrizi në T7.
“Nuk më ka ndodhur kurrë në debate televizive pavarësisht sa kanë qenë të ashpra”, shtoi ai.