Ferit Idrizi viziton “Vipa Chips”: Shembull suksesi i prodhimit vendor që po e përfaqëson Kosovën në tregjet evropiane

11 tetor 2025 | 13:14

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me ekipin e tij, ka vizituar kompaninë e njohur prodhuese “Vipa Chips”, një ndër bizneset më të suksesshme vendore që po arrin të depërtojë në tregjet evropiane me produktet e saj.

I pritur nga pronari i kompanisë, z. Bedri Kasumi, Idrizi u njoh nga afër me të gjithë procesin e prodhimit — nga kultivimi i patates në fushat e Kosovës e deri te paketimi final që dërgohet jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Idrizi e vlerësoi “Vipa Chips” si një model të përkushtimit, cilësisë dhe profesionalizmit që, sipas tij, po e bën Kosovën të njihet dhe të respektohet për produktet e saj në tregun ndërkombëtar.

“Është frymëzuese të shohësh biznese që me punë dhe vizion po krijojnë vende pune, po zhvillojnë ekonominë tonë dhe po na bëjnë krenarë jashtë vendit”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një adresim para qytetarëve…