Ferit Idrizit i anulohet vizita nga Specialja tek ish-krerët e UÇK-së

18 nëntor 2023 | 22:52

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka konfirmuar për Kanal10 se edhe atij ju është anuluar vizita ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Sipas tij vizita është anuluar pa asnjë arsyetim dhe këtë ai e sheh si padrejtësi dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

“Sot kam pranuar një email në orën 10:00 të mëngjesit ku më është anuluar vizita në Hagë, me datën 21 nëntor kam pasur ta vizitojë ish presidentin Thaçi. Pas refuzimit të vizitës ju kam dërguar një email për të më treguar arsyet e anulimit të vizitës, ndërsa përgjigjja e tyre ishe se nuk mundet të caktohet një vizitë tjetër, ndërsa sa i përket anulimit të kësaj vizite unë personalisht e shoh si shkelje e të drejtave të njeriut sepse ku do në botë nuk ndodh të anulohen vizitat e planifikuara”, tha ai në Kanal10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër figurat padyshim me rëndësi politike në PDK, Sami…