Ferizaj, 15 raste të dhunës në familje për muajin nëntor

03 dhjetor 2018 | 11:10

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit nëntor ka pranuar pesëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithsej pesëmbëdhjetë persona, ku dymbëdhjetë nga to janë viktima femra dhe tre meshkuj.

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza dhe ka caktuar një masë për paraburgim për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi i ish-presidentit amerikan, George H. W Bush do të…