Ferizaj ‘blindon’ Haxhimusën

21 maj 2025 | 16:00

Skuadra e Ferizajt ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës pas një edicioni thuajse të përkryer 2024/25 ku luftuan deri në fund për një vend që i dërgon në Evropë.

Njëra nga lëvizjet e para të drejtuesve të Ferizajt ishte rinovimi i kontratës me njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës. Bëhet fjalë për Betim Haxhimusën, i cili do të jetë pjesë e ekipit edhe në edicionin 2025/26.

“Vazhdojmë edhe për një sezon me Betim Haxhimusën! Sulmuesi ynë me përvojë dhe shpirt luftarak do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri! Me grintën dhe energjinë e tij në fushë, Betimi do të vazhdojë të japë gjithçka për fanellën e klubit tonë!”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit i ka bërë ofertë zyrtare mesfushorit Kevin…