
Ferizaj ‘blindon’ Nafiun, transferon Nezirin
24 korrik 2025
| 16:50
Skuadra e Ferizajt e ka vazhduar kontratën me futbollistin e njohur Valmir Nafiu, kurse e ka transferuar Mexhit Nezirin. “Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Valmir Nafiun për vazhdimin e kontratës edhe për sezonin 2025/26. Me përvojën dhe kontributin e tij të çmuar, Nafiu do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e ekipit tonë në vazhdim të rrugëtimit në Superligë!”, ka njoftuar klubi ferizajas.
Ndërsa Mexhit Neziri është një mbrojtës me përvojë të madhe që ka zhvilluar karrierë në disa klube të Maqedonisë së Veriut. “Me një karrierë të pasur në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, Neziri vjen pas paraqitjeve të rëndësishme me Shkëndijën, Renovën, Strugën dhe klube jashtë vendit. Mirësevjen Mexhit!”, thuhet në njoftim