Ferizaj ‘blindon’ Shabanin dhe Çerkinin
06 qershor 2022
| 16:00
Skuadra e Ferizajt ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me dy futbollistët e njohur Egzon Shabani dhe Dardan Çerkini.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi ferizajas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
“Klubi ynë pas negociatave me dy lojtarët, ata kanë pranuar ofertën që klubi ju ka ofruar dhe kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon me mbrojtësin Dardan Çerkini dhe me mesfushorin Egzon Shabani”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ferizajt.



