
Ferizaj drejt gjeneratës së re: Mbështetje për Agim Aliun dhe kandidatin me numër 32, Rilind Berisha
Ferizaj po hyn me ritëm të fuqishëm në garën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, duke konfirmuar mbështetjen e gjerë për vizionin e Kryetarit Agim Aliu dhe ekipin e kandidatëve për Asamblenë Komunale.
Në takimin e zhvilluar dje në Zonën 1 – Nëndega 5, ku morën pjesë Kryetari Aliu, Deputeti Elmi Reçica dhe kandidati për Asamble, Rilind Berisha, u shënua një atmosferë entuziazmi dhe besimi të plotë për të ardhmen e qytetit.
Kryetari Agim Aliu ndau me qytetarët arritjet dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të Ferizajt. Ai theksoi se qyteti tashmë është në një fazë të re transformimi:
“Çdo ditë e më zëshëm, me dëshmi punën, zhvillimin e transformimin, mijëra ferizajas tashmë kanë ndarë mendjen për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër.”
Deputeti Elmi Reçica, në fjalën e tij, falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe mikpritjen, duke e vlerësuar këtë si një sinjal të qartë për fitoren e listës së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, kandidati për Asamblenë Komunale me numër 32, Rilind Berisha, theksoi rëndësinë e vazhdimit të projekteve strategjike të udhëhequra nga Kryetari Aliu.
“Ferizaj tashmë është shndërruar nga vendkalim tranzit në destinacion, falë simbiozës së vizionit dhe përkushtimit të Kryetarit Aliu. Detyra jonë është të mbrojmë projektet tona dhe të thejmë rekordin e fuqisë së votës – si garancë që Ferizaj të ecë edhe më shpejt drejt gjeneratës tjetër,” u shpreh Berisha.
Ai ftoi qytetarët që më 12 tetor të votojnë për vazhdimësinë e zhvillimit, forcimin e përfaqësimit dhe një Ferizaj modern në gjeneratën e re.