Ferizaj e rikthen Ardit Topallajn

13 gusht 2025 | 16:16

FC Ferizaj ka rikthyer një prej lojtarëve më të rëndësishëm në repartin defensivë, Ardit Topallajn.

Pasi shkëlqeu sezonin e kaluar, Topallaj iu bashkua Drenicës, por pas disa mosmarrëveshjeve me klubin vendosi të prishë kontratën dhe të rikthehet te Ferizaj.

Mbrojtësi Ardit Topalaj ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare, e cila e mban atë pjesë të skuadrës deri në vitin 2027. Topalaj ka qenë ndër lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës në sezonin e kaluar, me 33 paraqitje në Superligë. Përvoja dhe përkushtimi i tij pritet të jenë një aset i çmuar edhe në garat e këtij sezoni.

Postimi i plotë nga FC Ferizaj:

Ardit Topalaj vazhdon me FC Ferizaj deri në vitin 2027

Presidenti i klubit, z. Lulzim Abazi, është dakorduar me mbrojtesin Ardit Topalajn për vazhdimin e kontratës edhe dy vite të tjera, duke e mbajtur atë pjesë të skuadrës sonë deri në vitin 2027.

Në sezonin 2024/25, Topalaj zhvilloi 33 paraqitje në Superligë, duke treguar vazhdimësi dhe përkushtim të lartë. Presim që edhe këtë vit të japë kontribut të rëndësishëm për klubin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, Partisë Demokratike të Kosovës…