
Ferizaj fillon përgatitjet për edicionin e ri
Skuadra e Ferizajt ka filluar të hënën përgatitjet për edicionin e ri futbollistik 2025/26. Presidenti i këtij klubi, Lulzim Abazi, uroi mirëseardhje futbollistëve të rinj derisa është optimist se Ferizaj do të arrijë objektivat në sezonin e ri.
“Skuadra jonë ka nisur sot përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës 2025/26, nën drejtimin e trajnerit Arsim Abazi dhe stafit të tij profesional. Me përkushtim dhe motivim të lartë, ekipi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, duke hedhur hapat e parë drejt një sezoni të suksesshëm. Me këtë rast, presidenti i klubit, Lulzim Abazi, uroi mirëseardhje futbollistëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës sonë këtë edicion. Ai gjithashtu shprehu besimin dhe dëshirën për një sezon me arritje dhe suksese, në përmbushje të objektivave të vendosura nga klubi”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
/Epoka e re/