Ferizaj fiton Kupën në volejboll

20 nëntor 2020 | 11:42

Ferizaj pas titullit të kampionit, fiton edhe Kupën e Republikës së Kosovës në volejboll (meshkuj).

Djelmoshat e Ferizajt triumfuan me rezultat 3:0 (25:17, 25:20, 25:17) ndaj Dritës nga Gjilani, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Volejbollistët ferizajas ishin më të mirë në të tre setet, dominuan dhe me meritë fituan trofeun e çmueshëm. Ferizaj është shndërruar në fuqi të volejbollit në vendin tonë dhe është i pamposhtur.

Nga ana tjetër, klubi gjilanas ka uruar skuadrën rivale për trofeun e fituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e ka ndërmend…