Ferizaj, komunë model për bashkëpunimin me MAPL-në dhe AKK-në

06 dhjetor 2019 | 15:00

Intensifikimi i ndërveprimit në mes të Komunës së Ferizajt, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ishte temë e bisedës ndërmjet kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka pritur në takim sekretaren e MAPL-së, Rozafë Ukimeraj dhe kryeshefin ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi.

Në këtë takim, Aliu shoqërohej nga drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu, drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyçi.

Me këtë rast, Aliu i ka njoftuar mysafirët me të arriturat që ka shënuar Komuna e Ferizajt në shumë segmente të qeverisjes lokale si dhe sfidat që kanë përcjellë ekzekutivin e legjislativin gjatë këtij gjysmë mandati qeverisës.

Ai ka falënderuar si MAPL-në ashtu edhe AKK-në për mbështetjen e vazhdueshme në adresimin e kërkesave të pushtetit tonë lokal. “Komuna e Ferizajt ka një raport të shkëlqyeshëm bashkëpunimi e koordinimi me institucionet e lartpërmendura që ka sjellë si rezultat përfitimin e granteve të ndryshme e instalimin e praktikave më të mira me qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tridhjetepesë (35) familje bujqësore të Gjilanit kanë përfituar të premten…