
Ferizaj luan me Salernon e Italisë
15 korrik 2025
| 12:16
Klubi i hendbollit Ferizaj do të përballet me Jumi Salernon e Italisë në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup).
Shorti është tërhequr të martën në Vjenë. Ferizaj do të jetë vendas në ndeshjen e parë.
Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste zhvillohen në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit.
Jomi Salerno ishte prej skuadrave më të ranguara në vazon e parë.
Ferizaj do ta kërkojë suksesin e parë evropian.