Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Ballkanit
Ferizaj ka marrë tre pikë të arta ndaj Ballkanit në luftën për mbijetesë duke fituar me rezultat 2-1.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe krijuan disa raste të mira shënimi, derisa u zhbllokua ndeshja në minutën e 12-të.
Sulmuesi Ruben Silva-Richards shënoi bukur nga afërsia për 1-0. Por epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta pasi Almir Kryeziu barazoi shifrat në 1-1 pas ekzekutimit nga penalltia.
Ruben Silva-Richards u bë hero i vendasve në minutën e 34-të, ku realizoi një gol shumë të bukur për ta rikthyer epërsinë e Ujqve në 2-1.
Ballkani tentoi në pjesën e dytë të barazonte rezultatin, por nuk ia doli përballë mbrojtjes së fortë së vendasve.
Me këtë fitore Ferizaj ngritët në pozitën e tetë me 22 pikë, derisa Ballkani zbret në pozitën e dytë me 36 sosh.
Ndeshjen e radhës Ferizaj luan në udhëtim te Dukagjini, derisa Ballkani pret Drenicën. /Telegrafi



