Ferizaj ndan rrugët me trajnerin Nevil Dede

19 prill 2026 | 14:19

KF Ferizaj ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede.

Ky vendim vjen një ditë pas barazimit që Ferizaj arriti ndaj FC Prishtina e Re në një ndeshje të rëndësishme të garës për mbijetesë.

Aktualisht, Ferizaj ndodhet në pjesen e poshtme të tabelës dhe po lufton për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Nga ana tjetër, skuadra është ende aktive edhe në Kupën e Kosovës, ku ka arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë gjysmëfinale, duke fituar 1–2 në udhëtim ndaj Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Dion Galapeni ka dhënë asist në ndeshjen…