Ferizaj përkujton dëshmorët Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu

12 maj 2019 | 15:13

Në 20-vjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Njazi Bajraktari dhe Faton Vehbiu.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, bashkë me drejtorë komunalë, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi, atë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, dhe dhjetëra qytetarë e familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe duke u përkulur dhe vendosur kurora lulesh në varret e dy dëshmorëve dhe lapidarin e dëshmorëve të UÇK-së në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj.

Dëshmorët e Kombit, Njazi Bajraktari, dhe Faton Vehbiu, kanë rënë heroikisht për të mos vdekur kurrë, 20 vjet më parë në luftën çlirimtare sikurse mijëra dëshmorë të tjerë, vepra, heroizmi, sakrifica e të cilëve ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar në…