Ferizaj vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Arsim Abazi

30 maj 2025 | 15:29

FC Ferizaj ka njoftuar se e ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Arsim Abazi, i cili do të jetë në krye të kësaj skuadre edhe në sezonin e ri garues 2025/2026. Klubi ferizajas vlerëson lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e Abazit.

“FC Ferizaj njofton se trajneri Arsim Abazi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të shtabit teknik edhe për sezonin garues 2025/26. Pas një pune të përbashkët dhe një përvoje pozitive gjatë sezonit të kaluar, klubi dhe trajneri Abazi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. Vlerësojmë lart përkushtimin, profesionalizmin dhe qasjen serioze që ai ka sjellë në drejtimin e ekipit tonë. Me këtë vazhdimësi, synojmë të ruajmë stabilitetin dhe të ndërtojmë mbi bazat e vendosura, duke punuar për një sezon të suksesshëm në fushë dhe jashtë saj. FC Ferizaj do të vazhdojë me përgatitjet për sezonin e ri, dhe së shpejti do të njoftojmë për zhvillimet e tjera në kuadër të ekipit. Përpara, së bashku!”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i stafit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Luan…