
Ferizaj, vdes një grua pasi bie nga kati i pestë i një ndërtese
09 gusht 2025
| 12:08
Në një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Ferizaj. Një grua ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese dhe ka humbur jetën.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
“në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, një femër kosovare humbi jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese. Rasti është raportuar në orën 16:33, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me aksident apo ndonjë rrethanë tjetër të dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruan në raportin 24 orësh të policisë..