Ferizaj zyrtarizon transferimin e mesfushorit Ardi Shala

01 korrik 2026 | 16:33

FC Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ardi Shala, duke shtuar një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri.

Shala i bashkohet Ferizajt nga Vëllaznimi, ku spikati me paraqitjet e tij gjatë edicionit të kaluar, ndërsa tani do ta vazhdojë karrierën te skuadra ferizajase.

Klubi beson se mesfushori do të sjellë cilësi dhe stabilitet në repartin qendror, teksa synon një sezon sa më të suksesshëm në elitën e futbollit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal ka dhënë një deklaratë të fortë para fazës…