Fermerët e komunës se Rahovecit aplikojnë për pagesa direkte në bujqësi
Në komunën e Rahovecit, përkatësisht në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZhR), është duke u bërë aplikimi nga ana e fermerëve për pagesa direkte të cilat jepen nga granti qeveritar.
Drejtori i Drejtorisë së BPZhR-së, Berat Duraku, ka thënë se si drejtori në koordinim edhe me kryetarin e komunës, Smajl Latifi, kanë njoftuar me kohë fermerët për hapjen e periudhës së aplikimit për pagesa direkte.
“Për të shkurtuar pritjen për aplikim, kemi angazhuar punëtor shtesë me qellim që fermerët të mos presin gjatë, në mënyrë që fermerët të aplikojnë në afatin e paraparë kohor”, ka thënë Duraku.
Drejtori Duraku ka bërë thirrje për të gjithë fermerët e komunës që konform afatin të paraparë deri më 31 mars të aplikojnë për të përfituar nga pagesat direkte-subvencionet, që bëhet në bashkëpunim në mes të komunës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.