
Fermin Lopez nuk largohet nga Barça
13 gusht 2025
| 13:41
Fermin Lopez nuk do largohet nga Barcelona. Ka qenë vetë lojtari që ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Tifozët e Barcelonës mund të qetësohen sepse unë do të qëndroj këtu. Nuk do të largohem nga Barcelona”, ka thënë Fermin.
Interesim për yllin e Barcelonës ka treguar skuadra e Manchester United, e cila e dëshiron nëse largohet Alejandro Garnacho. Fermin Lopez luajti 28 ndeshje me katalanasit në edicionin e kaluar të La Liga, ku realizoi 6 gola.