
Fernandes refuzoi tri oferta nga klubet saudite
08 shtator 2025
| 11:27
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka refuzuar tri oferta të mëdha nga klubet saudite këtë verë, sipas “talkSPORT”.
Al-Hilal ofroi 100 milionë paund për klubin dhe një kontratë personale prej 200 milionë paundësh për lojtarin, por mesfushori portugez zgjodhi të qëndrojë në “Old Trafford”.
Edhe Al Nassr dhe Al Ittihad provuan të siguronin shërbimet e tij, por Fernandes mbeti i palëkundur në vendimin për të ndihmuar në rindërtimin e skuadrës nga “Old Trafford”.