
Fernandes refuzon ofertën e ‘çmendur’ nga Al Hilali
03 qershor 2025
| 12:20
Bruno Fernandes e ka refuzuar ofertën e “çmendur” nga ekipi arab Al Hilal. Kapiteni i Manchester United e ka refuzuar ofertën me qëllimin që ta vazhdojë karrierën e tij në Evropë.
“Bruno Fernandes e ka refuzuar propozimin e Al-Hilal. Pavarësisht kontratës së çmendur nga klubi arab, Bruno Fernandes dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë”, ka shkruar Fabrizio Romano.
Fernandes është i lidhur gjithashtu me një transferim tek Real Madridi dhe Bayern Munichu, për shkak të mungesës së futbollit evropian për sezonin 2025/2026 me Unitedin.