
Fero thyen heshtjen
21 tetor 2025
| 10:34
Pas disa javësh heshtje dhe mesazhe të koduara në rrjete sociale, reperi Fero ka vendosur të flasë hapur për raportin me ish-partneren, modelen Arbenita Ismajli.
Në promovimin e programit që transmetohet këtë javë, ai dëgjohet duke thënë: “Nuk mundet kërkush me dasht vajzën time, ma shumë se unë.”
Gjatë intervistës, Fero shtoi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të flasë edhe për përvojën e tij me burgun, duke premtuar një rrëfim të plotë për publikun.
Ky moment shënon herën e parë që reperi flet drejtpërdrejt për situatën e tij personale, duke u përpjekur të vendosë qartësi mbi raportin me ish-partneren dhe ngjarjet që kanë ndikuar në jetën e tij familjare dhe profesionale.