Feronikeli ’74 prezanton pesë lojtarë të rinj
06 shkurt 2026
| 16:52
Feronikeli ’74, ka prezantuar pesë transferime të reja në prag të nisjes së sezonit pranveror.
Skuadra nga Drenasi ka nënshkruar me portierin, Jonuz Miftari si dhe futbollistët Ardit Miftari, Samir Sadriu, Endrit Kastrati dhe Mohamed Ibrahim Ngom.
Po ashtu stafit teknik të klubit i është bashkuar edhe trajneri i portierëve, Burim Sadiku.
”Dëshirojmë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e portierëve Burim Sadiku, portierin Jonuz Miftari, si dhe lojtarët: Ardit Miftari, Samir Sadriu, Endrit Kastrati dhe Mohamed Ibrahim Ngom. Klubi ju dëshiron mirëseardhje dhe shumë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta në vazhdim të kampionatit.”, thuhet në njoftim.



