
Feronikeli kompleton transferimin e Simonovskit
21 nëntor 2020
| 15:01
FC Feronikeli konfirmon që ka kompletuar transferimin e futbollistit nga Maqedonia, Marko Simonovski.
Klubi ka kompletuar dokumentacionin e Simonovskit. Marko Simonovski është futbollist i lindur në Shkup, më 02 janar 1992, i gjatë 1.85cm dhe luan në pozitën e sulmuesit të qendrës.
Më parë, Simonovski ishte pjesë e skuadrave: Voluntari dhe Sepsi nga Romania, Lahiti, Shakhter, etj. Ai, te FC Feronikeli është transferuar si futbollist i lirë, pas përfundimit të sezonit me Voluntarin.