Feronikeli kompleton transferimin e Simonovskit

21 nëntor 2020 | 15:01

FC Feronikeli konfirmon që ka kompletuar transferimin e futbollistit nga Maqedonia, Marko Simonovski.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e Simonovskit. Marko Simonovski është futbollist i lindur në Shkup, më 02 janar 1992, i gjatë 1.85cm dhe luan në pozitën e sulmuesit të qendrës.

Më parë, Simonovski ishte pjesë e skuadrave: Voluntari dhe Sepsi nga Romania, Lahiti, Shakhter, etj. Ai, te FC Feronikeli është transferuar si futbollist i lirë, pas përfundimit të sezonit me Voluntarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imuniteti nga Covid-19 zgjat plot 6 muaj. Në këtë përfundmi…