Feronikeli rikthen Bardhin

13 gusht 2020 | 21:15

Argjend Bardhi është zyrtarisht lojtar i Feronikelit. Mesfushori Argjend Bardhi ka vendosur që të vë firmën e tij në kontratën me skuadrën e Feronikelit.

Bardhi shihet si një përforcim i duhur nga krerët e klubit, pasi mesfusha besohet të ketë nevojë për përmirësime.

“Mesfushori, Argjend Bardhi, është rikthyer te klubi i Feronikelit duke u bërë kështu transferi më i ri i klubit nga Drenasi. Bardhi tashmë i njohur për fansat tanë, rikthehet në klub për të përforcuar mesfushën në sezonin e ri. Afati kalimtar i verës ka qenë tejet i ngjeshur për Feronikelin duke ofruar emra të mëdhenj të futbollit, e ndër ta edhe Bardhin”, thuhet në njoftimin e Feronikelit, raporton “Epoka e re”.

Argjend Bardhi ka folur edhe për faqen e klubit, duke thënë premtuar maksimumin e tij në secilën ndeshje. “Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arrijmë objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, ka deklaruar Bardhi për faqen e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia raporton sot përsëri një numër të konsiderueshëm të rasteve…