Ferr raketash ruse mbi Ukrainë, 12 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë. Zelensky denoncon “heshtjen e SHBA”

25 maj 2025 | 19:44

Në orët e para të së dielës, Rusia ka ndërmarrë një valë të re masive sulmesh me 367 raketa dhe dronë në Ukrainë, ku sipas zyrtarëve rajonalë dhe shërbimeve të emergjencës, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 56 civilë janë plagosur në të gjithë vendin.

Dy fëmijë të moshës 8 dhe 12 vjeç dhe një djalë 17-vjeçar u vranë në një sulm në Zhytomyr.

Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se heshtja e Amerikës për sulmet e vazhdueshme të Rusisë e trimëron Putinin, ndërsa akuzoi Kremlinin për “goditje të qëllimshme të objektivave civile”.

“Çdo sulm terrorist rus i këtij lloji është arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë. Heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në mbarë botën vetëm sa e trimëron Putinin.”

Këto sulme ndodhën vetëm një ditë pas një prej ofensivave më të mëdha që ka goditur kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Në rajonin e Kievit pati 4 të vdekur dhe 16 të plagosur.

Pavarësisht intensifikimit të luftimeve, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit po vazhdojnë.

Të shtunën dhe të dielën u zhvillua një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i agresionit dhe ky veprim u konsiderua një hap pozitiv, megjithëse i pamjaftueshëm për të krijuar një rrugë të qartë drejt armëpushimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident në punë i ka marrë jetën një 52-vjeçari…