
Ferrari ndryshon makinën para fillimit të sezonit
02 korrik 2020
| 11:04
Ferrari është detyruar ta bëjë një ridizajnim të madh të makinës si rezultat i të metave të zbuluara qëkur u zhvillua në testimin e para-sezonit në shkurt.
Bosi i ekipit Mattia Binotto tha se puna për të kuptuar pse makina ishte pa ritëm çoi në një “ndryshim të rëndësishëm të drejtimit në kuadër të zhvillimit”.
Makina me specifikat e tjera do të testohet këtë fundjavë, por nuk do të zhvillohet gara me të në Çmimin e Madh të Austrisë. Debutimi i makinës së ndryshuar pritet të ndodhë në Çmimin e Madh të Hungarisë më 17-19 korrik. Binotto ka thënë se ekipi ishte detyruar ta rishikojë qasjen e tyre ndaj aerodinamikës së makinës pas hetimit të tyre për mungesën e performancës së saj.