Festa e Fitër Bajramit: Zëvendësministri Makolli vizitoi Shtëpinë e Pleqve

15 qershor 2018 | 08:45

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, me rastin e festës së Bajramit të Madh vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësministri Makolli, tha se t’i respektosh dhe t’i ndihmosh njerëzit e “moshës së tretë”, është e barasvlershme me respektimin dhe nderimin e Perëndisë.

“Që nesër dikush të përkujdeset për neve, duhet ne sot të përkujdesemi për këta banues të kësaj shtëpie. Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë”, tha ai.

Makolli shtoi se edhe pse ky institucion ndihmohet dhe është nën menaxhimin e MPMS-së dhe ka linjën buxhetore, përsëri ka nevojë të ndihmohet, “prandaj përkujdesja për këtë kategori është edhe respekt për Zotin”.

Në Shtëpinë e Pleqve, së bashku me zëvendësministrin Makolli, sot ishin edhe përfaqësues të kompanisë IPKO, të cilët me rastin e festës sollën ëmbëlsira për rezidentët dhe shfaqën një program modest me këngë qytetare,  përgatitur nga bendi i kompanisë.

Në emër të kompanisë IPKO, banorët e Shtëpisë së Pleqve, Bardha Dida Rugova, tha në këtë ditë kemi dashur që t’u gjendemi pranë rezidentëve të këtij institucioni dhe se gjeneratat e reja përveç mirënjohjes për të moshuarit e kanë obligim t’i nderojnë dhe kujdesen për ta.

Rugova premtoi se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra qytetarë të besimit myslimanë kanë marrë pjesë në ceremoninë…