
Festa e ‘Grassroots’-it vazhdoi të premten në Fushë-Kosovë
26 shtator 2025
| 16:47
Stadiumi “Ekrem Graçevci” ishte arena e radhës që mblodhi fëmijë të shumtë për të shënuar “Javën e Grassroots” në Kosovë.
Edhe në aktivitetin e sotëm u dëshmua se futbolli është për të gjithë, pa dallim, dhe është forca më unifikuese që nga fëmijëria.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se si gjithmonë, do të vazhdojë të organizojë aktivitete të ngjashme çdo ditë gjatë gjithë vitit nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në kuadër të programit të saj “Grassroots”.