Festa e ‘Grassroots’-it vazhdon në Prizren, Ademi: Futbolli ka rol kyç në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve

24 shtator 2025 | 14:08

“Java e Grassroots” ka vazhduar rrugëtimin e saj në Prizren, duke sjellë gjallëri, pasion dhe shumë buzëqeshje në fushë tek fëmijët pjesëmarrës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar se të rinjtë e këtij qyteti janë bashkuar nën të njëjtin qëllim: të luajnë, të mësojnë dhe të ndajnë momente që shkojnë përtej lojës.

“Bashkë me kryetarin dhe stafin e LRF të Prizrenit, ish-futbollistët dhe trajnerët e këtij qyteti ishim pjesë e këtij aktiviteti për fëmijët. Grassroots po vazhdon të dëshmojë se përtej futbollit dhe talentit, ka rol kyç në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve mbi vlerat kolektive dhe unifikuese. FFK, si deri më tani, do të vazhdojë të organizojë aktivitete në baza ditore gjatë tërë vitit në tërë Kosovën, ashtu siç e ka shtrirjen programi Grassroots. Java e Grassroots do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në komuna të tjera”, ka njoftuar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka rifilluar përpjekjet për të transferuar mesfushorin portugez,…