Festa e Kurban Bajramit, kryetari i Nismës në Gjakovë viziton Bashkësinë Islame

11 gusht 2019 | 11:09

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashki me anëtarë të Kryesisë së Degës kanë vizituar Bashkësinë Islame në Gjakovë, ku u priten nga kryetari i saj Ahmet ef. Hoxha.

“Uruam që kjo festë e Kurban Bajramit të shërbejë për dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe për shtetndërtimin e vendit”, ka thënë Hoxha pas vizitës në Bashkësinë Islame në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi futbollistik “Gjakova” i cili mbanë emrin e qytetit të…